“Sulmuesi i Erzenit paguhet 36 mijë euro neto“, Starova përgëzon ekipin nga Shijaku: Më rezulton me invenstime të mëdha

Sulejman Starova është pjesë e panelit të emisionit  “Skaner” në “MCN TV”, ku ka komentuar humbjen e sotme të Partizanit ndaj Erzenit. Trajneri i njohur vlerëson ekipin e Erzenit, tek i cili sheh të jenë bërë investime të mëdha. Madje tregon se sulmuesi i tyro paguhet 36 mijë euro neto.

“Unë jam i kënaqur nga ritmi i lojës te Partizani. Dëmtimet bëjnë të vetën. Trajnerit dua t’i them se nuk kishte asnjë rast në pjesën e parë, kishte dy raste të pastra në të dytën. Humbën mundësinë që të shkëputen në krye të renditjes. Erzeni është një skuadër e re, në krahasim me skuadrat e tjera, Bylis, Egnatia dhe Kastrioti.

Erzeni më rezulton me investime të mëdha. Ai sulmuesi që shënoi sot, më rezulton që paguhet neto 36 mijë euro. Duhet studiuar kjo, sepse një skuadër me katër javë, nuk mund të kenë kaq shumë grintë. Kjo skuadër me këtë grintë, u grumbullua në momentet e fundit dhe e kanë kapur trenin për të qenë gati”, ka thënë Sulejman Starova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *