“Thanë që Erzeni është i rënë, por po i surprizojmë të gjithë“, Krasniqi: Tifozët na pritën me fishekzjarre

Erzeni është surpriza më e madhe e këtij sezoni në “Abissnet Superiore“. Shijakasit kanë mposhtur për herë të parë në histori Partizanin dhe shkojnë në kuotën e 8 pikëve. Fitorja ndaj të kuqve është pritur me festë në Shijak dhe këtë e konfirmon edhe lojtari i Erzenit, Gëzim Krasniqi, në një prononcim për “Ora Sport“ në “Ora TV“.

“Fitoret e mëdha me festë kalohen. Të gjithë thonin që Erzeni është i rënë, por Erzeni po i surprizon të gjithë. Ishte një fitore që nuk pritej. Luanim kundër Partizanit, një ekip i madh, një ekip me histori. Jemi në qendër të Shijakut. Na pritën tifozët me fishekzjarre.”, ka thënë Gëzim Krasniqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *