Plas keq te tifo grupi i ekipit shqiptar, të gjithë dalin kundër kryetarit: Do të tregojmë pisllëqet që ke bërë, ik sa më parë

Një situatë tërësisht e çuditshme është ajo që ka kapluar Ballistët e Tetovës. Shkëndija është duke përjetuar një formë fantastike në Europë, aq sa arriti që të barazonte 1-1 edhe në transfertë ndaj AIK për turin e tretë të Conference League. Shanset janë të mëdha për të kaluar më tej, por problemet gjendet mes grupit të tifozëve.

Të gjithë kanë dalë kundër kryetarit të Ballistëve, Besnik Ibraimi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kërkohet largimi i menjëhershëm i kryetarit të Ballistëve ose në të kundërt do të publikohen të gjithë pisllëqet që ka bërë për të përfituar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *