Myrto Uzuni duket se ka ardhur në formë të mirë para nisjes së sezonit për Granadan. Këta të fundit janë përballur në ditën e sotme kundër Malagas në miqësore. Sulmuesi shqiptar arriti që të linte gjurmë në barazimin 1-1.
Goli i minutës së 37 do të vinte falë shpejtësisë së Uzunit. Lojtari i Kombëtares ishte i papërmbajtshëm në krahë duke fituar duelin me mbrojtësin e Malagas, ndërsa më pas shërbeu saktësisht Puertas që e kishte lojë fëmijësh për të shënuar. /Sport Ekspres/
Video edited on Kapwing