Të dalësh me nder edhe në humbje 1-6! E kupton vetëm bota e ultrasëve, huligani i Frankfurtit shkon në sektorin e Bayern Munchen dhe u merr flamurin

Zhvillime të veçanta kanë ndodhur në pjesën e parë të ndeshjes mes Eintracht Frankfurt dhe Bayern Munich. Ky takim përfundoi me shifrat 0-5 në pjesën e parë, por vendasit e kanë gjetur mënyrën sesi të dalin sërish me kokën lartë.

Një nga huliganët e vendasve do të hynte në fushë, teksa vrapoi në sektorin e Bayernit, hoqi banerin e tyre dhe filloi arratisjen e tij në tribunën ku qëndronin edhe shokët e tjerë. Sigurimi e ndaloi menjëherë, por tifozët e tjerë të Frankfurtit janë nisur për ta shpëtuar shokun e tyre. Në fund veprimi i guximshëm pati sukses dhe flamuri i Bayern u var në mesin e tifozëve të Frankfurtit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *