Bernard Berisha ka krijuar polemika së fundmi. Shkak është një foto e shpërndarë prej tij, ku shihet i qeshur përkrahë Ramzan Kadyrov-it.
Ky i fundit është kthyer në një person të urryer për shumë persona në glob për shkak të vendimit të tij për të mbështetur Putinin me trupa mercenare në lu.ftën kundër Ukrainës, në një kohë kur vetë Çeçenia ka vuajtur nga shtypja ruse.
Ndërkohë Berisha është pjesë e Akhmat Grozny-t në elitën e futbollit të Rusisë. Ekip ky që përfaqëson Çeçeninë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/