Ekipi i Ishujve Faroe befasojë Ballkanin nga 3-0 në 3-2, Ilir Daja shpjegon arsyen: Ata kanë përvojë në Europë

Ballkani dukej favorit në ndeshjen e turit të tretë të Conference League kundër Klaksvikar të Ishujve Faore. Ndeshja nisi në mënyrë “të frikshme” për kampionët e Kosovës, që kaluan në avantazh të tre golave. E teksa mendohej e mbyllur edhe historia e kualifikimit, miqtë befasuan duke ngushtuar diferencën në 3-2, duke e lënë gjithçka të hapur në transfertë. Pas ndeshjes, Ilir Daja është shprehur se kundërshtari ka më tepër eksperiencë në Europë dhe kjo ndikoi në rezultat.

“Po harrojmë që kemi shkuar 3:0 dhe kemi pasur raste të tjera. Kemi pasur presing të lartë. Lojtarët që kanë ardhur nuk janë përshtatur mirë me lojën tonë. Jam i kënaqur me ekipin çka ka bërë, ka mundur të jetë rezultat më i thellë. Mendoj që ajo që duhet të jetë kryesorja duhet të shtojmë kontingjentin e lojtarëve. Dallimi u bë te ndërrimet që bëri kundërshtari. Ata janë duke e zhvilluar kampionatin dhe kjo ndikoi. Kemi kontrolluar lojën, kemi pasur situata të mira.

Do të jetë ndeshje e vështirë ndeshja e kthimit. Jemi në epërsi në ndeshjen e kthimit. Detajet e kanë vendosur ndeshje me dy golat e kundërshtarit. Pjesën tjetër e kemi bërë më të mirën. Është hera e parë që Ballkani po luan në Evropë. Kemi bërë shumë mirë ndaj një ekipit që ka përvojë në Evropë. Edhe sot kishim më tepër raste. Na gëzon fakti që jemi superior ndaj çdo kundërshtari, sidomos në ndeshjet që i kemi luajtur para publikut tonë”, tha Daja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *