Etrit Berisha dhe portieri i Serbisë, Milinkovic Savic, kanë lu.ftuar në gjithë sezonin e shkuar për një vend titullari. Trajneri Juric nuk është bindur në asnjë moment nga një prej këtyre gardianëve, duke zgjedhur alternimin e tyre.
Por kush do të jetë portieri i parë i Torinos për sezonin e ri, Etrit Berisha apo Milinkovic Savic? Kur grinden dy persona, fiton një i tretë! Ky mund të jetë shembulli më i mirë pasi mediat italiane raportojnë se skuadra në fjalë po kërkon Alex Meret.
Napoli e ka nxjerrë në treg pasi nuk është i bindur prej tij dhe Juric ka dhënë aprovimin për ta marrë Torino. Nëse Meret do të mbërrinte te Torino, sipas të gjitha gjasave do të ishte portieri i parë. /Sport Ekspres/