I martuar me një femër tjetër dhe puthet me bukuroshen që ka punuar si kamariere në klub nate, Karim Benzema shkëlqen edhe jashtë Santiago Bernabeut

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema nuk e fsheh më se është në një lidhje me amerikanen mahnitëse Jordan Ozuna. Muaj më parë Karim u lidh me këtë bukuroshe 32-vjeçare. Megjithatë, nuk kishte asnjë provë për lidhjen e tyre deri në fillim të korrikut kur u panë së bashku në një jaht.

Fakti që sulmuesi i klubit mbretëror është në krahët e kësaj bukuroshe është konfirmuar edhe në rrjetet sociale. Jordan postoi një fotografi duke përqafuar Benzeman. Në këtë mënyrë Jordan u dha fund të gjitha spekulimeve. Ajo ka ndarë foton me 337 mijë ndjekësit e saj në Instagram dhe kështu ka konfirmuar lidhjen e saj me një prej futbollistëve më të mirë në botë.

Nga ana tjetër, Karim nuk bën reklamë. Jordan Ozuna është një modele amerikane. Ajo është 32 vjeçe dhe që në rini është e lidhur me botën e modës dhe modelingut. Më herët, kjo bukuroshe ka punuar shumë punë për të siguruar jetesën. Ajo dikur ishte kameriere në një klub nate në Las Vegas dhe aktualisht punon për disa nga agjencitë më të famshme të modës në botë.

Është sigurisht interesante që Karim Benzema është ende i martuar me modelen Cora Gauthier, me të cilën ka një djalë, Ibrahimin, i lindur në vitin 2017. Mirëpo, thashethemet e divorcit nisën pasi Karim u pa në një jaht me Jordanin dhe mesa duket martesa e tij kishte ardhur në një fund. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online