Myrto Uzuni i ka bërë një dhuratë të madhe familjarëve të tij. Sulmuesi shqiptar ka qenë për të vizituar stadiumin e Realit të Madridit, teksa ishte në shoqërinë e të njerëzve më të afërt. Gjithçka e bën të ditur vetë babai i Myrtos, Artani.
“Faleminderit Myrto që më dhe mundësinë të shoh një nga mrekullitë e futbollit europian e botëror, siç është stadiumi i Santiago Bernabeu”, shkruan babai i Myrto Uzunit në rrjetet sociale, teksa shihet edhe kabineti i trofeve të madrilenëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/