Armando Broja do të rikthehej pas dëmtimit për të luajtur ndeshjen e dytë mes Udinezes dhe Chelsea, atje ku janë aktivizuar lojtarët e stolit. Sulmuesi shqiptar doli tre herë para portës kundërshtare, por nuk arriti të shënonte. Megjithatë trajneri Tuchel duket i lumtur nga paraqitja e këtij futbollisti.
Gazetari pranë klubit të Chelsea, Simon Phillips, ka shkruar se menjëherë pas asaj ndeshje ka pasur një takim mes trajnerit dhe Armando Brojës. Tuchel i ka thënë sulmuesit shqiptar që të qëndrojë te kjo skuadër dhe biseda ka qenë shumë positive. Shanset më të mëdha janë që Broja të mos lëviz nga Chelsea pas kësaj merkato verore. /Sport Ekspres/