Enur Totre nuk do të jetë më pjesë e Tiranës. Sot ka ardhur zyrtarizimi edhe nga vetë klubi bardheblu. Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, kampionët e Shqipërisë kanë shpërndarë një video me momentet më të mira të mesfushorit gjatë qendrimit të tij në kryeqytet. Tirana njofton se Totre ka firmosur me Vorskla Poltavën, si dhe krenohen me faktin se janë klubi i duhur për lojtarët për të siguruar një kontratë në Europë.
“Faleminderit Ennur Totre. KF Tirana njofton transferimin e lojtarit Ennur Totre në klubin Ukrainas FC Vorskla Poltava dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e lojtarit dhe punën e tij të palodhur.
Të lumtur që kishim në organikën tonë një lojtar me vlera që vërtetoi sërish se KF Tirana është trampolina më e mirë drejt suksesit ndërkombëtar. Klubi, stafi dhe lojtarët i urojnë suksese të mëtejshme në karrierë”, shkruan klubi Tirana./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram