Rritet konkurenca për Sokol Cikalleshin, Koniaspori kërkon përsëri ish-sulmuesin e Partizanit

Koniaspori e nis merkaton e verës atje ku e la në janar. Klubi turk ka nisur përsëri interesimin për Kaleb Ekubanin. Ish-sulmuesi i Partizanit nuk arriti të bindte sezonin e shkuar me Xhenoan në Serinë A. Skuadra italiane tashmë do të luajë në Serinë B dhe largimi mund të jetë një mundësi për Ekubanin.

Futbollisti afrikan e njeh mirë kampionatin turk, teksa ka qenë vendimtar në sukseset dhe trofetë e fituara të Trabzonsporit. Një arsye e fortë kjo për të cilën Koniaspori ngulmon për transferimin e tij. Kalimi i Ekubanit në radhët e skuadrës turke do të rriste ndjeshëm konkurencën për Sokol Cikalleshin, që vjet përjetoi sezonin më të mirë të tijin në Turqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *