Interi ka barazuar 2-2 në miqësoren e sotme kundër Lionit. Francezët ishin të parët që kaluan në avantazh, teksa Lacazette shënoi në minutën e 31-të. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa e dyta nis në favor të Lionit. Në minutën e 49 Cherki arrin të dyfishojë shifrat, edhe pse kishte hyrë në fushë pas pushimit mes pjesëve.
Megjithatë Interi përgjigjet shumë shpejt, pasi në minutën e 51-të, Romelu Lukaku e dërgon topin me kokë pas shpinës së portierit kundërshtar. Ndërkaq, në minutën e 65 Barella barazon rezultatin. Minuta në këtë përballje ka pasur edhe për Kristjan Asllanin.
Lojtari shqiptar është futur në fushë minutën e 74-t, por ka kërkuar që ta kthejë veten në protagonist. Në minutat e fundit të pjesës së parë, Asllani përpiqet të zgjidhë i vetëm ndeshjen dhe të përmbysë i vetëm Lionin. Mesfushori shqiptar shmang disa lojtarë me topin në këmbë, të cilin e dërgon para për të goditur portën. Por gjuajtja e tij pengohet nga njëri-prej mbrojtësave kundërshtarë./Halit Delibashi-Sport Ekpsres/
What a fucking ice cold finish from Nico Barella. Inter vs Lyon 2 – 2 #InterLyon pic.twitter.com/BOS27Lxkv1
— Michel – Bleeds Black and Blue. (@Kelo_K_) July 30, 2022