Dinamo dhe Partizani kanë sjellë sot derbin e kryeqytetit që do i mungojë futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm. Të dyja skuadrat janë duke zhvilluar përgatitjet për fillimin e kampionatit dhe kanë testuar lojtarët në një takim miqësor mes tyre.
Ndëshja nuk ka njohur fitues, teksa ekipet janë ndarë me një barazim 1-1. Dinamo e udhëhequr nga Nevil Dede gjeti e para rrugën e rrjetës. Në minutën e 12 sulmuesi dinamovit del ballë për ballë me portierin kundërshtar, por një devijim nga pas i mbrojtësit të Partizanit e dërgon topin në rrjetë. Ndërkohë të kuqtë kundërpërgjigjen në pjesën e dytë, kur Ëngjëll Hoti ndëshkon Dinamon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/