Pritjes së gjatë duket se i ka ardhur fundi. Një fat i keq ndoqi Armando Brojën që duhej të linte grumbullimin me Chelsea në USA. Sulmuesi shqiptar u dëmtua dhe nuk mund të vazhdonte më tej te grupi i drejtuar nga Tuchel. Megjithatë rikthimi erdhi në kohë rekord, teksa Broja nisi stërvitjen në Cobham.
Sipas lajmeve të fundit, lojtari është nisur drejt Italisë dhe do të jetë gati për ndeshjen e sotme miqësore kundër Udinezes. Ky njoftim është fantastik në një kohë që edhe Reali i Madridit ka shprehur interesim për Armandon, e pranuar nga mediat spanjolle dhe gjigandet britanike. /Sport Ekspres/