Shqipërisë i humb “këpuca e artë”, Seferi dhe Guindo lanë pa gola ekipet në Europë

Seferi dhe Guindo ishin përgjatë gjithë kampionatit të shkuar në një lu.ftë sportive me njëri-tjetrin për statusin e golashënuesit më të mirë. Në fund, të dy arritën të shënonin nga 19 gola në “Abissnet Superiore”. Sulmuesit në fjalë ishin pika kyçe për ekipet e tyre respektive, teksa me kontributin e dhënë dërguan Tiranën dhe Laçin në dy vendet e para të renditjes.

Me nivelin e lartë të treguar në kampionat, kureshtja ishte e madhe për të parë garën mes tyre në një tjetër terren, në atë europian. Por kur të gjithë prisnin që Seferi dhe Guindo të ishin vendimtarë për ekipet e tyre, e kundërta ndodhi. Shqipërisë i humbi “këpuca e artë” në Europë. Seferi dhe Guindo lanë pa gola Tiranën dhe Laçin, teksa në katër ndeshjet e zhvilluara në turet kualifikuese, asnjëri prej dy sulmuesve nuk arriti të shënonte.

Diçka e tillë ndërlikoi edhe ecurinë e bardhebluve dhe të kurbinasve, që vuajtën për gjetjen e golit përgjatë rrugëtimit të tyre në Europë. Laçi shënoi vetëm dy gola, të dy të realizuar nga Mazrekaj, ndërsa Tirana shënoi tre të tillë, ku 2 mbajnë autorësinë e Xhixhës dhe njëri atë të Ismajlgecit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *