Një kartë e djegur në ndeshjen e parë me Craiovën, Vllaznisë i mban sytë e kualifikimit vetëm te Mirel Josa

Në momentin kur shorti vendosi Vllazninë përballë Craiovas, dy ishin shpresat e vetme të shkodranëve për të dalë më tej. Mbështetja e tifozerisë që do të kishte në Loro Borici dhe trajneri me eksperiencë, Mirel Josa.

E para rezultoi mbreslënëse, aq sa mori edhe përgëzimet e trajnerit kundërshtar, por tashmë është kartë e djegur pasi Vllaznia do të luajë në transfertë. Shpresa e vetme mbetet Mirel Josa, një trajner me eksperiencë në Europë.

Kjo u pa qartazi edhe në ndeshjen e parë teksa Josa e lexoi lojën më mirë se kolegu i tij, Balint. Falë zëvendësime të shpejta të Josës do të mbërrinte goli i barazimit 1-1, me pjesën e dytë që ishte më mirë sesa e para. Ndoshta Mireli ka ende për të thënë fjalën e tij në Rumani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *