Hysaj arrin akordin me Valencian, paga e mbrojtësit shqiptar është më e lartë se vlera që fiton Lacio

Elseid Hysaj nuk bindi në sezonin e tij të parë te Lacio. Mbrojtësi shqiptar nuk është i pashitshëm, teksa klubi bardhekaltër është i gatshëm ta lërë të lirë nëse mbërrin oferta e duhur. Së fundmi në garë për lojtarin shkodran është future Valencia.

Hysaj është një kërkesë e ish-trajnerit të tij, Xhenaro Gatuzos, i cili i ka paraqitur drejtuesve spanjollë emrin e mbrojtësit të Kombëtares kuqezi. Sipas gazetarit Enrico De Lellis, Valencia ka arritur akordin personal me 28-vjeçarin për një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.

Një shifër kjo më e lartë se oferta bazë që spanjollët i propozojnë Lacios. Kështu, Valencia është e gatshme të paguajë 1.5 milionë euro për kartonin e Hysajt, ndërsa më pas duke përfshirë edhe bonuset, vlera shkon në tre milionë euro. Por kaq para nuk kënaqin Lotiton, i cili i ka vendosur mbrojtësit shqiptar çmimin prej 5 milionë eurosh./Halit Delibashi-Sportt Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *