VIDEO/ Hyn në minutën e 89 dhe “gjarpëron” mes dy mbrojtësave, Ernest Muçi fiton penalltinë që vulos fitoren

Legia e Varshavës ka fituar me rezultatin 2-0 mbrëmjen e sotme kundër Zaglebie Lubinit. Ernest Muçi e nisi nga stoli këtë sfidë dhe hyri në fushë vetëm në minutën e 89. Por edhe pse me pak kohë në dispozicion, sulmuesi shqiptar di si të krijojë rrezik në zonën kundërshtare.

Në minutën e 94-t, Muçi “gjarpëron“ mes dy mbrojtësave të Zaglebie Lubinit dhe me lëvizjet e tij shtyn rivalët të shkaktojnë penallti. Pranë topit shkon Vzoleku, i cili shënon golin e dytë personal dhe të Legias së Varshavës, duke vulosur fitoren e parë të skuadrës në kampionat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *