Kristjan Asllani bëri në pak kohë që te Interi të mos vihet re shumë mungesa e Brozovic, të paktën në miqësore. Zikaltërit janë përballur me Luganon dhe Monacon, tek të cilat mesfushori la gjurmën e tij, fillimisht me asist dhe më pas duke shënuar.
Ndërkohë në ditën e sotme Interi do të ndeshet me Lens. Inzagi ka vendosur që të luajë me Brozovic si titullar, ndërsa Asllani do ta nis nga stoli dhe pritet që të aktivizohet në pjesën e dytë. /Sport Ekspres/