Portieri i akademisë së Vllaznisë, Aron Jukaj, ka përfituar mundësinë e jetës. Gardiani i ekipit U17 të kuqebluve ka marrë pjesë në datat 18 dhe 19 qershor në kampin “Hashtag One“ në Kosovë. Ky kamp ka 18 muaj që zhvillohet në Kosovë, në bashkëpunim me ish-portierin Burim Sadiku. Ky i fundit ka dhëë një lajm mjaft të rëndësishëm për “Gazeta Blic“, ku zbulon se Jukaj ka marrë ftesë zyrtare nga klubi i Paderbornit.
“Kampin e kemi organziuar me datë 18 dhe 19 qershor, kamp ky me portierë. I përzgjedhur nga ky kamp është portieri i Vllaznisë së Shkodrës, Aron Jukaj, i cili ka marrë ftesë zyrtare nga Paderborni në Gjermani për prova. Ai do të udhëtojë në provat për ekipin U17”, ka thënë Burim Sadiku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/