Zhoze Murinjo është përballur me një situatë të pazakontë për të. Një çift i ri kanë shkuar ta vizitojnë në ambientet ku Roma po zhvillonte seancën stërvitore. Trajneri portugez ka ndalur stërvitjen dhe u ka plotësuar dëshirën për të bërë një foto së bashku.
Por takimi nuk përfundon këtu, teksa tifozi i kërkon të qendrojë ende. Murinjo çuditet nga kjo kërkesë dhe këtë e tregon qartë fytyra e tij. Por trajneri luzitan e mëson shumë shpejt arsyen. Nga një foto me dashamirësit e tij, Murinjo përfundon në dëshmitar martese.
Djali i shpreh dashurinë parneres së tij përpara syve të Murinjos dhe stafit të tij. Më pas ulet në gjunjë dhe i propozon për martesë. Sigurisht që përgjigja ka qenë “po”, e shoqëuar edhe me buzëqeshjen dhe duartrokitjen e “special one”-t./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
La cara de Mourinho al principio… ?pic.twitter.com/pvhHl82NOE
— MisterChip (Alexis) (@2010MisterChip) July 22, 2022