Xhakomo Vrioni do të surprizonte jo pak me vendimin e tij për të mos e vazhduar karrierën në Europë. Sulmuesi shqiptar zgjodhi që të shkonte në MLS duke qenë pjesë e Neë England Revolution. Një zgjedhje e tillë bëhet gjithmonë për hir të parave, por për Vrionin, arsyeja ka qenë tjetër, të paktën siç shprehet në media. “Dua të mësoj shumë nga trajneri Bruce Arena sepse është shumë i mirë, ka stërvitur edhe Kombëtaren e Amerikës.
Unë e di se çfarë lloji trajneri kam. Jemi një ekip i madh, që luan futboll të mirë. Kam pasur shumë skuadra që ishin të interesuara, por një telefonatë me trajnerin dhe thirrjet telefonike të tjera me njerëz që janë këtu, më dhanë shumë rehati. Pashë që ata besonin shumë te unë dhe kjo ishte arsyeja se përse thashë “PO” menjëherë”, u shpreh Xhakomo Vrioni. /Sport Ekspres/