Zyrtare/ “Fotoja që të gjithë po prisnit”, Dibala është gladiatori më i ri i Romës

Roma ka zyrtarizuar sot transferimin e Dibalës. Sulmuesi argjentinas kalo me sukses testet mjekësore dhe iu bashkua ekipit të Murinjos në fazën përgatitore në Portugali. Por vetëm pak minuta më parë ka ardhur edhe prezantimi në faqen zyrtare të klubit.

“Fotoja që të gjithë po prisnit“, shkruhej në postimin e para disa minutave të Romës, bashkangjitur një fotoje të Paolo Dibalës duke bërë simbolin e maskës që e identifikon sa herë që shënon gol. “Gladiatori“ i ri ka mbërritur në Romë dhe është gati të çojë peshë “Olimpikon“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *