Mbajnë krenarinë e Shqipërisë në Europë, Laçi duke pritur ndezjen e Guindos

Laçi po mban nderin e Shqipërisë në Europë. Prej disa kohësh kurbinasit po i tejkalojnë të gjitha pritshmëritë me rezultatet e arritura. Në këtë verë është arritur që të mbahet roli i favoritit ndaj Iskras në mënyrë të përsosur, barazim në shtëpi dhe në transfertë arrihet fitorja.

Nuk ishte aspak aksidentale pasi mediat malezeze shkruanin se Laçi e meritoi kalimin më tej pavarësisht shifrave minimale. Në këto dy takime nuk është arritur një fitore më e pastër edhe për shkakun e Guindos që nuk është ndezur ende për të dhënë kontributin e tij me golat e shënuara. Tani është momenti, ndaj Petrokubit vlen edhe më tepër./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *