VIDEO/ Është hedhur firma dhe De Ligt shfaqet me bluzën e Bajernit, Juventusi arkëton 80 milionë euro

De Ligt është lojtari më i ri i Bajernit të Mynihut. Holandezi ka mbërritur në Mynih, ku është shfaqur menjëherë me bluzën e klubit të ri. Mbrojtësi ka firmosur kontratën, e cila do e mbajë të lidhur me bavarezët deri në vitin 2027. Futbollisti 23-vjeçar do të përfitojë 14 milionë euro plus bonuse nga gjigantët gjermanë.

Ndërkohë Juventusi ka arkëtuar një shifër prej 80 milionë eurosh nga shitja e De Ligtit. Tashmë bardhezinjtë do të shfrytëzojnë paratë për të gjetur pasardhësin e tij. Fabricio Romano raporton se drejtuesit e “zonjës së vjetër” do të bëjnë ditën e sotme një ofertë të re për Bremerin e Torinos, për të cilin Interi ofroi 30 milionë euro plus Kasadein./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *