La grumbullimin e Chelsea-t, Tuchel flet për largimin e  Brojës: Ishte e kotë ta mbanim si lojtar shtesë

Armando Broja u largua nga grumbullimi i Chelsea-t në SHBA dhe në mediat angleze përflitet se në Londër do të firmosë edhe kontratën e re me West Ham-in. Ndërkohë, mbi largimin e parakohshëm nga faza përgatitore ka folur edhe Thomas Tuchel-i, i cili ka treguar se shkak ishte lëndimi në këmbën e sulmuesit shqiptar. Trajneri gjerman sqaron se Broja u rikthye në Londër për të marrë trajtimin më të mirë mjekësor dhe për t’u rikthyer sa më shpejt në fushën e lojës.

“Do të kisha dashur të kisha të gjithë këtu sepse Timo, Harvey dhe Billy ishin stërvitur në një nivel shumë të lartë dhe gjithashtu do të ishte mirë t’i shihja në disa ndeshje. Por në fund na u desh të merrnim vendimin për të mbajtur cilësinë e lartë në stërvitje, kështu që vendosëm për 24 lojtarë si maksimum dhe kjo është arsyeja pse u bëmë pak më pak.

Armando duhej të udhëtonte në shtëpi. Ai pati një aksident të vogël në stërvitje. Ai ndrydhi kyçin e këmbës dhe ka nevojë për ekzaminime dhe trajtime të mëtejshme në Londër. Nuk kishte kuptim ta kishim vetëm si një lojtar shtesë, sepse ne kemi nevojë për të gjitha kapacitetet e trajtimit për djemtë që janë në gjendje të mirë dhe në fushë. Kështu që mënyra më e mirë për të për të marrë trajtimin më të mirë dhe për t’u kthyer sa më shpejt në fushë ishte të largohej për në Londër”, ka thënë Thomas Tucheli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *