Në ndeshjen miqësore Roma-Sunderland, trajneri Jose Mourinho u përfshi emocionalisht duke reaguar çuditshëm. Portugezi u fut në fushë për të kërkuar llogari O’Nien-it për një ndërhyrje të ashpër ndaj lojtarit të tij. Lajmi u bë menjëherë viral në internet, duke treguar dhe njëherë karakterin impulsiv të tij.
Lojtari i Sunderland, Luke N’ien ka ironizuar këtë detaj, dhe në një postim në Tëitter ka deklaruar se Roma nuk është një nga destinacionet e tij të përshtatshme për këtë verë për pushime.
“Ajo më thotë a do të shkojmë në Romë për muaj mjalti? Unë: Mendoj se do të na mungoj Roma për disa kohë”- shkruan ai duke ironizuar./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Mrs: Shall we go to Rome for our Honeymoon??
Me: I think we will give Rome a miss for a while ????? https://t.co/VEy7s5cjNG
— Luke O’Nien (@LukeONien) July 16, 2022