Zyrtare/ Bajerni i Mynihut dorëzohet dhe pranon paratë, Levandovski është i Barcelonës (detajet e kontratës)

Telenovelës së të ardhmes së Robert Levandovskit i ka ardhur fundi. Pas zhurmës së madhes mediatike dhe refuzimit kategorik të drejtuesve, Bajerni i Mynihut është dorëzuar dhe ka pranuar paratë për të lënë të lirë sulmuesin polak. Ky i fundit është zyrtarisht lojtar i Barcelonës, me klubin blaugrana që njofton përmes faqes zyrtare se pas kalimit të testeve mjekësore do të vijë edhe firma në kontratë.

Bavarezët do të arkëtojnë 45 milionë euro nga shitja e lojtarit të tyre, ndërsa 5 milionë të tjera do të vijnë në formën e bonuseve. Ndërkohë vetë Levandovski do të përfitojë një pagë prej 9 milionë eurosh neto në sezon. Specialisti i merkatos, Fabricio Romano, bën me dije se telefonata e parë mes Ksavit dhe gjigantit të sulmit të Bajernit është kryer në fund të shkurtit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *