Oskar mbërriti te Chelsea në vitin 2012 me statusin e një ylli, por në kulmin e tij vendosi të largohej nga Evropa dhe në vitin 2017 shkoi në Kinë te Shangai. Braziliani e pranoi se shkoi në Kinë për para. Ai donte të siguronte jetën e tij deri në fund dhe ia doli. Në pesë vitet e fundit mori 100 milionë euro nga kinezët vetëm nga kontrata.
“Kina ka fuqi financiare dhe lojtarët nuk mund ta refuzojnë një ofertë të tillë. Çdo punëtor do të pranojë një ofertë më të mirë financiare për hir të familjes së tij. Unë vij nga një familje e varfër që nuk ka pasur kurrë asgjë. Këto janë frytet e punës sime të palodhur dhe ndihem si fitues për shkak të kësaj kontrate.
Nuk më interesojnë kritikat. Mendoja për familjen dhe të ardhmen. Nuk dua të jem i varfër në pleqëri dhe të jetoj me kujtimet. Nëse nuk do të më duheshin paratë, nuk do të largohesha fare nga Brazili. Besoj se shumica e lojtarëve do të merrnin të njëjtin vendim si unë. E di që të luash në Kinë pas Chelsea është një hap mbrapa, por e përsëris që unë nuk mund të refuzonte paratë”, tha Oscar.
Pas pesë vitesh në Kinë, ku mbushi xhepat, mesfushori 30-vjeçar tashmë është gati të kthehet në Brazil. Negociatat me Flamengon kanë nisur dhe lehtë mund të ndodhë që Oscar të nënshkruajë për gjigantin brazilian. /Sport Ekspres/