“Kemi Werner, Havertz, Batshuay dhe Brojën”! Trajneri i Chelsea-t flet për “9” e sezonit të ardhshëm: Do të shohim

Armando Broja është dëmtuar në stërvitje me Chelsea, por ende nuk është e qartë se për sa kohë do të përfundojë sulmuesi jashtë fushës së blertë. Ndërkohë trajneri Tuchel e ka në llogari sulmuesin shqiptar për sezonin e ardhshëm.

Tekniku i londinezëve është shprehur se ka disa alternativa për “9”, por gjithçka do të zgjidhet në fazën përgatitore, atje ku Broja duhet të luftojë edhe me fatin e keq të lëndimit. “Në këtë moment ne kemi Ëerner si “9”, kemi Havertz, Batshuay, Brojën dhe ndoshta Sterling si “9”. Do të shohim sesi do të shkojnë gjërat”, u shpreh Tuchel. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *