“Dua Skudeton, nga Brozoviçi mund të vje.dh shumë”, Asllani rrëfehet në Itali: i shihja në TV dhe tani luaj me ta, ja biseda ime me Lukakun

Kristjan Asllani është përshtatur menjëherë te Interi, gjë të cilën e ka reflektuar edhe në takimet miqësore të zhvilluara, ku ka arritur të shënojë një gol dhe të japë një asist. Mesfushori shqiptar ka dhënë një intervistë për “DAZN”-in, në të cilën tregon ditët e tij të para si zikaltër. Asllani zbulon edhe faktin se diskutoi mbi gjysmë ore me Lukakun në qendrën mjekësore të Interit, ku i la një përshtypje tepër pozitive belgut me karakterin e tij. Lojtari 20-vjeçar tregon se dëshiron të fitojë titullin me Interin, ndërsa sa i përket Brozoviçit, shprehet se mund të vje.dhë shumë nga një futbollist si ai.

“Nuk jam mësuar me një qendër kaq të madhe sportive. Pastaj djemtë, sigurisht, më përpara i shihja në televizion, tani luaj me ta”.

Biseda me Lukakun gjatë testeve mjekësore: “Po, ishte hera e parë dhe folëm gjysmë ore në qendrën mjekësore. Edhe ai po më jep një dorë të madhe me procesin e integrimit”.

Deklarata e Lukakut për pjekurinë në mentalitet:
“Eh, të gjithë ma thonë. Jam i lumtur që i kam lënë këtë përshtypje. Mund të jem i lumtur që një lojtar si ai flet kështu për mua. Unë kam qenë gjithmonë i fokusuar vetëm tek Interi dhe sapo kam marrë kërkesën, e pranova menjëherë”.

Cila është cilësia më e mirë e Brozoviçit?
“Me topin në këmbë ai është shumë i fortë. E kam parë gjatë gjithë kampionatit, duke e admiruar. Vetëm mund të mësoj nga Brozoviçi. Mund të vje.dh shumë prej tij dhe të mësoj shumë”.

A ka folur tashmë Inzagi për rolin?
“Trajneri nuk më ka thënë ende asgjë, por mund të mbuloj çdo rol të medianit. Vitin e kaluar në Empoli kam luajtur në pjesën më të madhe përpara mbrojtjes, por mund të mbuloj më shumë role. Fizikisht jam shumë mirë. Që nga shkurti kam luajtur shumë ndeshje me Empolin dhe më duhet të falënderoj zotin Andreaxoli dhe presidentin Korsi”.

Dëshira për trofe: “E rëndësishme është të sillni diçka në shtëpi. Sinqerisht, do të doja të fitoja Scudetton. Zgjodha numrin 14 të Perisiçit, edhe ai më ka shkruar për të më uruar fat dhe jam i lumtur. Numri është edhe për ditëlindjen e vëllait tim”, ka deklaruar Kristjan Asllani./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *