Antonio Conte ka praktikuar “shkollën e vjetër” të stërvitjes edhe te Totenhemi. Në media qarkulluan pamjet teksa shiheshin lojtarët e rraskapitur dhe të lodhur, ndërsa Son dhe Kane u shtrinë në fushë në disa momente.
E gjitha kjo vlen dhe jep rezultate në fushën e blertë. Totenhemi fitoi një ndeshje spektakolare sot në Seul kundër yjeve të kampionatit të Koresë së Jugut para 65.000 tifozëve. Ndeshja u mbyll me shifrat 3-6, ku shënoi Dier, një autogol dhe dopietë për Son dhe Kane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/