“Shqipëria ka ndryshuar shumë në këto vite”, media e huaj i kushton artikull të veçantë: Ja 5 emrat e mëdhenj të shqiptarëve që do lëvizin në verë

“Tribalfootball” i ka kushtuar një artikull të veçantë lojtarëve të Shqipërisë që do të lëvizin në këtë verë. Në të përmenden të gjithë futbollistët që spikasin në Kombëtare dhe do të kenë aventura të reja në karrierën e tyre.

Për ta nisur që nga Rei Manaj, që u zyrtarizua pak minuta më parë te Ëatford. Nga krahu tjetër, te “Tribalfootball” veçohen emrat e Strakoshës, Kumbullës, Bajramit dhe Brojës për të plotësuar listën me 5 emrat e lojtarëve më të mëdhenj shqiptarë që do të ndryshojnë ambient.

“Gjatë viteve të fundit, futbolli shqiptar ka ndryshuar dukshëm dhe në ditët e sotme gjithnjë e më shumë futbollistë po luajnë në ligat dhe skuadrat më të mira në botë. Nëse në të kaluarën nuk kishte shumë lojtarë shqiptarë të njohur në mbarë botën, tani situata është krejtësisht ndryshe. Ka shumë që luajnë në Itali si Thomas Strakosha, Marash Kumbulla dhe Nedim Bajrami, në Spanjë si Myrto Uzuni dhe në Angli si Armando Broja.

Gjatë merkatos së përvitshme të verës, disa lojtarë shqiptarë do të ndryshojnë klub dhe do të provojnë eksperienca të reja. Këtu, ne do të shqyrtojmë më në detaje pesë lojtarët që presim t’i shohim sezonin e ardhshëm me një klub të ri”, thuhet mes të tjerash në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *