VIDEO/ Skocezët tregojnë ditën e parë të tij në klub, flet Ramadani: Telefonova babin dhe më tha të vija, jam 100% gati të luaj

Ylber Ramadani është bashkuar sot për herë të parë me ekipin e Aberdinit. Klubi skocez bleu kartonin e tij këtë sezon nga MTK Budapesti për ta pasur në organikë për sezonin e ardhshëm. Nëpërmjet faqes zyrtare në “Twitter“, klubi ka njohur ndjekësit me ditën e parë të mesfushorit shqiptar në ambientet e skuadrës. Gjithashtu Ramadani ka dhënë një deklaratë, ku tregon edhe historinë se si u arrit transferimi i tij në Skoci.

“Pikë së pari isha duke luajtur kundër Pushkashit në Hungari. Pas ndeshjes më thanë që në skaut dhe një agjent po ndiqnin ndeshjen. Më thanë Aberdini dhe direkt telefonova babin. Ai më tha: “Nëse arrihet marrëveshja duhet të shkosh atje“. Pashë klubin dhe kontrollova gjithçka. E njoh Aberdinin që prej shumë kohësh, që kur ishte legjenda Ferguson. Përshtypjet e mia janë shumë të mira. Aberdini është një klub i madh. Jam i emocionuar që të jap gjithçka për klubin. Jam 100% gati për të luajtur. Nuk ka rëndësi se sa minuta, por dua të luaj. Shpresoj të jap gjithçka për klubin dhe të arrijmë suksesin“, ka deklaruar Ylber Ramadani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *