Një rrjedhë e papritur ka ardhur për Thomas Strakoshën. Në mediat më të njohura angleze u përfol se gardiani shqiptar do të firmoste te Manchester United, por një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur.
Fabrizio Romano, i pagabueshmi i merkatos, së fundmi ka treguar se Strakosha po kryen testet mjekësore te Brentford. Brenda pak orësh vjen edhe zyrtarizimi në këtë ekip të Premier League. /Sport Ekspres/