Vllaznia merr fitoren e tretë në tre miqësore të zhvilluara, mposht ekipin nga Katari për brenda në dy minuta

Vllaznia po vazhdon me ecurinë pozitive në fazën përgatitore që po zhvillon në Austri. Pas dy fitoreve kundër dy skuadrave austriake, sot kuqeblutë marrin edhe një tjetër kundër Al Ahlisë. Ndeshja kundër klubit nga Katari ka përfunduar me rezultatin 1-2 për shkodranët.

Vllaznia ka mposhtur kundërshtarin për dy minuta. Fjoart Jonuzi shënon i pari në minutën e 11, ndërsa në të 13-n ishte Kaina ai i cili dyfishoi rezultatin. Ekipi i Mirel Josës merr kështu tre fitore nga tre ndeshje të zhvilluara në prag të sfidave për turin e dytë kualifikues kundër Universitatea Craiova-s në Ligën e Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *