Miralem Pjaniç ishte një nga mesfushorët më të mirë në Itali në kohën kur luante tek Juventusi. Pas largimit të Messit dhe Rakitiç nga Barcelona, drejtuesit katalanas e cilësuan si zëvendësuesin ideal në qendrën e mesfushës. Megjithatë në sezonin e shkuar klubi nuk i dha besimin e duhur, duke e huazuar te Beshiktashi.
Ar.ma më e fortë e Pjaniç janë goditjet nga distanca dhe goditjet e dënimit dhe boshnjaku vërtetoi se ende nuk e ka humbur klasin e tij. Në stërvitjen e sotme tek Barcelona, 32-vjeçari shënoi një gol spektakolar jashtë zonës së rreptëisë, duke marë duartrokitjet e të gjithë personave të pranishëm. Por, pavarësisht shenjave mjaft pozitive të treguara në stërvitjen e fundit, Xavi e ka bërë të qartë që Pjaniç nuk është në planet e tij dhe i ka sugjeruar të kërkojë një ekip të ri ku të mund të luajë titullar./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Pjani? ? pic.twitter.com/Fy6ZrHyFyU
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) July 9, 2022