Lewandowski është kthyer në një “mollë sherri” mes Bayern Munchen dhe Barcelonës. Krenaria e gjermanëve nuk mund të lejojë që polaku po bën gjithçka për të ikur te katalanasit.
Mediat e huaja raportojnë se Bayern Munchen ka bërë një tallje të madhe në këtë aspekt duke kërkuar të gjitha paratë e shitjes në mënyrë të menjëhershme.
Ata nuk i duan të ndara në kohë pasi shprehen se Barcelona mund të falimentojë si klub pas 2 vitesh për shkakun e borxheve të mëdha financiare. Vlen të theksohet se Camp Nou po organizon dasma dhe kalçeto për të fituar sa më tepër para. /Sport Ekspres/