Egoja e disa lojtarëve nuk i lejon ata të pranojnë stolin rezervë dhe shpeshherë bëhen pjesë e debateve apo sherreve. Futbollisti i Ballkanit në Kosovë, Kushtrim Gashi ka patur një debat të ashpër më trajnerin Ilir Daja.
Kjo ka ndodhur për shkak se Daja i ka konfirmuar që nuk do të luajë titullar ndaj Zalgiris në stadiumin “Fadil Vokrri”. Lajmi u bë i ditur nga gazeta “Nacionale”, e cila tregon për acarimi mes Gashit dhe trajnerit.
“Kushtrimi është larguar nga grumbullimi pasi Daja i tregoi se nuk do të jetë titullar. Kështu nuk duhet të reagojë asnjë futbollist pasi jo gjithmonë do të luash nga minuta e parë”, thotë një burim pranë klubit për Nacionalen, që ka vendosur të jetë anonim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/