Interi ka vazhduar me goditjet e mëdha në merkaton e verës. Zikaltërit kërkojnë që të rikthehen te titulli kampion pas asaj që ndodhi në sezonin e shkuar në rivalitetin me Milanin. Në ditën e sotme ishte fillimisht Kristjan Asllani që mbylli testet mjekësore.
Më pas ishte momenti për Romelu Lukakun. Disa tifozë të Interit kishin mbërritur për të parë sërish rikthimin e belgut, por munguan ultrasit e ekipit të Milanos që janë të mërzitur nga largimi i tij drejt Chelsea më herët. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Romelu Lukaku arrives in Milano to take his Inter medical! His dream is coming true pic.twitter.com/OJXY9j7WLW
— Italian Football TV (@IFTVofficial) June 29, 2022