Do të ishte lëvizja më e pakuptimtë e viteve të fundit, Paulo Dybala pendohet dhe kërkon të rikthehet te Juventusi

Paulo Dybala u largua nga Juventus pas përfundimit të kontratës dhe është në kërkim të një skuadre për sezonin e ardhshëm.  Inter ishte skuadra kryesore që shfaqi interes për të, por situata ka ndryshuar pasi ata janë fokusuar tek transferimi i Lukakut. Kërkesat e larta ekonomike e kanë bërë që drejtuesit zikaltër ta braktisin këtë pistë dhe kjo ishte arsyeja që nuk mund të gjendej një akord.

Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, Dybala është penduar për largimin nga Juventus dhe është i gatshëm të hapë negociatat për tu rikthyer. Në kushtet aktuale është e pamundur të arrihet një akord, por gazeta raporton se argjentinasi është i gatshëm të ulë pretendimet e tij për pagën që të rikthehet tek klubi ku arriti majat. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *