Situata në kampin e Lacios nuk paraqitet aspak e qetë. Gazetari Alfredo Pedula është shprehuer përmes “SportItalia”-s se ka tensione mes Igli Tares dhe Mauricio Sarrit. Sipas tij, kurrë nuk ka pasur një ndjesi mes tyre.
Merkatoja kthehet në një “mollë sherri” për dyshen në fjalë. Asnjë prej lojtarëve të piketuar nuk është transferuar te bardheklatrit dhe kjo ka mjaftuar që te Sarri të ngjallen pakënaqësi./Sport Ekspres/