Thomas Strakosha te Chelsea? Shansi i karrierës, në dorën e bisedës së Kepës me Tuchel

Thomas Strakosha mund të bëjë kalimin më të rëndësishëm në karrierën e tij. Gardiani shqiptar po pret një mundësi për t’iu bashkangjitur Chelsea, në rast se Kepa do të largohet. Ky i fundit është shprehur se do të bisedojë me Tuchel për të vendosur përfundimisht të ardhmen.

“Jam në klub të madh, e di, por e ardhmja ime do të vendoset nga biseda me Tuchel. E ka të qartë se dua të luaj më shumë”, tha Kepa. Nëse ky i fundit do té largohej, me shumë gjasa Strakosha i bashkohet Chelsea. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *