Rritet gara për Nedim Bajramin, mesfushorin shqiptar e kërkojnë edhe në Bundesligë

Empoli u kthye në një vitrinë talentesh këtë sezon. Pas transferimit të Asllanit te Interi, pranë largimit është edhe Nedim Bajrami. Sausolo dhe Fiorentina janë dy klubet e interesuara për shërbimet e 22-vjeçarit, me vjollcët që kanë shanse më të forta për të arritur një firmë me lojtarin shqiptar.

Por gara për kartonin e Bajramit sa vjen e rritet. Sipas raportimeve të fundit nga Italia dhe Gjermani bën me dije se tashmë për “fantazistin” e Kombëtares kuqezi ka interes edhe  nga Bundesliga. Bëhet fjalë për Hertën e Berlinit, e cila po shqyrton mundësinë për transferimin e Bajramit.

Megjithatë gjermanët gjendet pas në garë me Fiorentinën dhe Sasuolon. Empoli nga ana tjetër nuk dëshiron të heqë dorë lehtë nga Bajrami, të cilin e konsideron një element me vlera për skuadrën e vetë. Por një ofertë prej 12-15 milionë euro mund të bindë klubin italian për të dhënë dritën jeshile për transferimin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *