Nemanja Matic është larguar nga Manchester United dhe i është bashkuar Romës. Një njohje e vjetër e Murinjos që e kërkonte me patjetër këtë mesfushor në Serinë A. Sigurisht që Marash Kumbulla do ta ketë të vështirë ambientimin me këtë lojtar, që gjithmonë zgjedh të provokojë shqiptarët nëpërmjet “tre gishtave” dhe veprimeve të tjera.
E fundit është zgjedhja që ka bërë Matic, ku disa prej ditëve të pushimit, i ka kaluar në tokën shqiptare. Serbi ka qenë për një vizitë në manastirin e Decanit dhe Gracanicës. Sigurisht që një zgjedhje e tillë nuk është kaq e pafajshme sa duket në pamje të parë, pasi Matic është një prej atyre figurave të larta në botën e futbollit që gjithmonë ka ngritur zërin për mos njohjen e Kosovës, duke e quajtur si territor të Serbisë. /Sport Ekspres/