Në Spanjë nisin me shqetësimet që tani për Myrto Uzunin: Do ua marri Shqipëria, nuk luan dot me Granadan

Myrto Uzuni bëri transferimin e karrierës së tij duke u larguar nga Ferencvaros për t’u bashkuar me Granadan në La Liga. Një ëndërr e bërë realitet, teksa sulmuesi luajti edhe kundër Realit të Madridit, ekipit që ka ndjekur që fëmijë pasi kishte idhull Kristiano Ronaldon.

Por fatkeqësisht Granada nuk ia doli të mbijetonte dhe ra në La Liga 2 në javën e fundit të kampionatit në elitën spanjolle. Në Spanjë kanë nisur që të shqetësohen që tani dhe janë duke bërë llogaritë për mungesën e Uzunit, që do të humbi disa ndeshje të kampionatit.

Nëse në La Liga nuk kishte një njohje të mirë me portën, Myrto pritet që të jap më shumë kontribut në ligën e dytë spanjolle. Por sipas “AS”, shqetësimi i Granadas është për ndeshjet e shtatorit. Kjo pasi sulmuesi do t’i bashkohet Shqipërisë për takimet e Ligës së Kombeve, kundër Israelit në datën 24 dhe Islandën në datën 27. Ndryshe nga La Liga, në La Liga 2 vazhdon kampionati dhe ndeshjet po njësoj, edhe në momentet kur luajnë Kombëtaret. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *