Punëtori përplas makinën e Kristiano Ronaldos që vlen 2 milionë euro, nuk po e vendoste dot në kontroll Buggati Veryon që gjen godinën me bombolat e gazit

Makina luksoze e Kristiano Ronaldos, Buggati Veyron, ka pësuar një aksident në ditën e sotme. Me 1200 kuaj fuqi dhe vlerë prej më shumë se dy milionë euro, punëtori i portugezit ishte në kontrollin e saj në Mallorca. Sipas trajektores dhe gjurmës së lëna nga gomat, u zbulua se shoferi e humbi kontrollin e makinës.

Fuqia e madhe e saj shtytëse e bëri të pamundur që të evitohej përplasja, pavarësisht përpjekjeve të shumta të personit që ishte në timon. Makina luksoze u përplas me një godinë ku gjendeshin disa bombola gazi, por nuk kishte asnjë dëm serioz për pasagjerët e automjetit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *