Pronari i Valladolid, fenomeni Ronaldo, ka në plan të përforcojë skuadrën e tij. Marcelo dhe Dani Alves, të cilët aktualisht janë pa skuadër, mund të shihen në këtë ekip spanjoll. Fenomeni ka një dëshirë të madhe për realizimin e planit dhe me ndihmën e tyre planifikon të luftojë në elitën e futbollit spanjoll.
Ronaldo, i cili zotëron 51% të aksioneve të klubit, dëshiron të shtojë në organikë dy ish-shokët e tij të skuadrës që do ta ndihmojnë jo vetëm në rezultate, por edhe financiarisht. Ai beson se situata në klub sa i përket marrëveshjeve të sponsorizimit do të përmirësohet ndjeshëm nëse nënshkruajnë Marcelo dhe Alves. /Sport Ekspres/